Vritet me plumb në kokë 25-vjeçari shqiptar në Itali, trupi i pajetë u gjet i mbuluar me rërë
PAMJE NGA VENDNGJARJA ITALI-Një 25-vjeçar shqiptar banues në Santa Vittoria d’Alba (Cuneo), është gjetur i vrarë me armë zjarri pasditen e së premtes (20 shkurt) në një parcelë toke në anë të rrugës Chivola. Mediat italiane raportojnë se i riu u gjet i pa jetë me një plumb në kokë pranë një automjeti tip “Lancia Ypsilon” me ngjyrë të zezë, që dyshohet të ketë qenë në pronësi të tij. Ka qenë një drejtues mjeti që kalonte rastësisht në zonë ai që ka konstatuar trupin dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende një konfirmim zyrtar mbi shkaqet e vdekjes, por dyshohet se 25-vjeçari është qëlluar me një plumb në kokë. Arma nuk është gjetur në vendngjarje dhe trupi është gjetur i mbuluar pjesërisht me rërë, ç'ka shton dyshimet...
Burimi:
zeri.ai