Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
viktima GREQI- Një 30-vjeçar u dorëzua sot në Kallamatë për vrasjen e dyfishtë në Finikounda në fillim të tetorit, ku biznesmeni grek i kampingut dhe miku i tij shqiptar mbetën të vrarë. Sipas informacioneve, ndaj tij ishte në pritje një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa akuzohet për bashkëpunim. Mediat greke bëjnë me dije se 30-vjeçari është personi që i dha autorit udhëzime të qarta dhe të detajuara për transferimin e tij në Finikounda. Pak ditë më parë, nipi i pronarit 68-vjeçar të kampingut në Finikounda dhe një mik i tij biznesmen nga Athina u arrestuan pas urdhër-arrestesh nga oficeri hetues në kuadër të hetimit për vrasjen e dyfishtë. Të dy akuzohen për nxitje të krimit. Autoritetet ishin në kërkim të 30-vjeçarit, i cili është mik i biznesmenit të arrestuar, pasi dyshohet se...