Vrau partneren shqiptare dhe e murosi, prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për italianin

Vrau partneren shqiptare dhe e murosi, prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për italianin

Prokuroria në Spanjë ka kërkuar një dënim prej 22 vitesh burg për shtetasin italian Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, ngjarje që tronditi qytetin e Torremolinos gjatë verës së vitit 2014. Sipas aktakuzës, çiftit u njoh në Itali në vitin 2009, ndërsa një vit më vonë, në 2010, u transferuan në Torremolinos për të jetuar së bashku. Pas një periudhe ndarjeje, në korrik të 2014-ës ata vendosën të bashkëjetonin sërish në një apartament në zonën El Calvario. Prokuroria pretendon se, në një moment mes 7 dhe 14 korrikut, Romeo e sulmoi 22-vjeçaren brenda banesës me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar të paktën katër plagë, tre prej të cilave në shpinë, që rezultuan fatale. Pas krimit, ai...