Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari

Vrau me thikë bashkëkombasin në Itali, dënohet me 14 vite burg 37-vjeçari

37-vjeçari shqiptar Artur Cerrja është dënuar me 14 vite e 2 muaj burg për vrasjen e bashkëkombësit të tij, 38-vjeçarit Dritan Xhepaxhiu (ne foton lart) njohur edhe si Idrizi. Sipas mediave italiane, gjykata ka shpallur të pafajshëm nipin 24-vjeçar Agron Cerria, i cili akuzohej për fshehje provash, konkretisht për zhdukjen e thikës së përdorur në ngjarje Ngjarja e rëndë ndodhi më 7 gusht 2024, në Tavullia të Italisë, ku Dritan Xhepaxhiu humbi jetën pasi u qëllua me thikë. Artur Cerria kishte pranuar autorësinë e vrasjes, ndërsa prokuroria e konsideroi ngjarjen si vrasje me dashje. Xhepaxhiu u qëllua 4 herë me thikë, njëra prej tyre ishte fatale pasi i preku zemrën. gijotina.com/