Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë për vendin e parkimit, arretohet autori (VIDEO)

Vrau me thikë 48-vjeçarin në Kavajë për vendin e parkimit, arretohet autori (VIDEO)

momenti i arrestimit KAVAJË- Policia ka vënë në pranga 48-vjeçarin, Land (Puja) Derjai, autori i dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit, Skerdilajd Isufi në Kavajë. Autori Landi Derjaj Puja e goditi Isufin disa herë me thikë, pas një sherri për parkimin, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Arrestimi i tij u bë i mundur pas disa orësh kërkime dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë. Po ashtu policia sekuestroi edhe mjetin prerës, me të cilin dyshohet se u godit për vdekje, Isufi. Njoftimi: Goditi disa herë me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 48-vjeçar i cili si pasojë humbi jetën, Policia, pas disa orësh kërkimesh, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që autori dyshohet se përdori...