Vrau Martin Canin, Mario Perlleshaj ankimon denimin me 16 vite burg
Marjo Përlleshaj, i dënuar për vrasjen e Martin Canit, nuk është pajtuar me vendimin e gjykatës së shkallës së parë që e dënoi me 16 vite burg dhe së fundmi e ka ankimuar këtë vendim në Apel. Sipas burimeve, avokati i tij mbrojtës pretendon se ndaj Përlleshajt nuk duhet të rëndojë akuza për vrasje në rrethana cilësuese, vepër për të cilën ai u shpall fajtor në shkallën e parë. Në argumentet e paraqitura në Apel, mbrojtja pretendon se ngjarja ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes dhe nën ndikimin e një tronditjeje të fortë psikike. Këto pretendime ishin paraqitur edhe gjatë gjykimit në shkallën e parë, por nuk u morën parasysh nga gjykata. Më 9 dhjetor të vitit të kaluar, Përlleshaj u dënua me 12 vite...
Burimi:
kohajone.com