Vrau ish-snajperistin kurd në Britani, vetëdorëzohet në policinë e Tiranës, Armando Marku

Vrau ish-snajperistin kurd në Britani, vetëdorëzohet në policinë e Tiranës, Armando Marku

Armando Marku TIRANË-Armando Markun, i cili kërkohej nga autoritetet britanike për vrasjen e një ish-snajperisti kurd Hemawand Ali Hussain, në qytetin Hartlepool në 2019, ka vendosur të dorëzohet këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës. Pas vetëdorëzimit, 26-vjeçari është shoqëruar nga policia dhe tashmë pritet që të nisin procedurat ligjore përkatëse ndaj tij. Marku ishte i vetmi që kishte mbetur në kërkim nga të akuzuarit për këtë ngjarje. Në dhjetor të vitit të kaluar, u arrestua në Bruksel edhe 40-vjeçari Sajmir Dodoveci dhe u ekstradua në Britani. Më herët, për këtë ngjarje u dënua me burg përjetë edhe Eugert Merizaj, ndërsa tre të tjerët (Noza Saffari, Dorian Pirija dhe Qazim Marku) u dënuan në janar 2021 për vrasje nga pakujdesia. Më konkretisht Noza Saffari...