Vrau gruan dhe më pas veten, fotoja e çiftit
Këta që shihni në foto janë çifti i të moshuarve që humbën jetën në fshatin Kuman të Roskovecit, nga një krim në familje. Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushke bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe, brenda banesës së tyre. Ai dyshohet se ka vrarë edhe veten. Në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit.
Burimi:
kohajone.com