Vrau gruan dhe më pas veten, familjarët refuzojnë t’i bëjnë nderimet e fundit Shefit Rrapajt
Trupi i Shefit Rrapajt është varrosur në varrezat e Roskovecit nga punonjësit e Shërbimeve të bashkisë. Familjarët nuk e tërhoqën dhe deklaruan se nuk do t’i kryenin shërbimet mortore 80-vjeçarit. Procedura për raste të tilla vijon me marrjen e trupit nga morgu dhe kryerjen e varrimit nga punonjësit e bashkisë. Varrimi u krye pasditen e së mërkurës. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të martën (24 mars), rreth orës 14:30 në fshatin Kuman, Fier, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten, e më pas veten. Viktimat janë Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç (autori) dhe Dashuri Rrapaj, 75 vjeçe (bashkëshortja).
Burimi:
sot.com.al