Vrau Egli Pashollarin! Buçpapa e goditi me thikë se i ngacmonte gruan, bashkëshortja: Nuk më linte rehat
Egli Pashollari TIRANË-Është zbardhur dëshmia e bashkëshortes së autorit të vrasjes së ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku Egli Pashollari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra me thikë. Ngacmimi i gruas së autorit Gazment Buçpapaj, nga Egli Pashollari dyshohet se është bërë shkak për vrasjen me thikë të 31-vjeçarit. Gruaja e autorit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se viktima e ngacmonte shpesh dhe nuk e linte rehat. Ajo nuk është arrestuar nga policia. Në pyetje janë marrë edhe prindërit e autorit, të cilët kanë dhënë të njëjtin version si gruaja. Bashkëshortja e Buçpapës, e cila punon si shitëse në një market në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit për ngacmimet nga Pashollari. Gazment Buçpapaj, së bashku me gruan dhe një person...
Burimi:
zeri.ai