Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burg përjetë për autorin portugez

Vrau biznesmenin Ardian Nikulaj, Prokuroria kërkon burg përjetë për autorin portugez

Prokuroria e Lezhës, ka dhënë këtë të martë pretencën për portugezin Ruben Saraiva, i akuzuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin. Në seancën gjyqësore e cila zgjati rreth një orë, organi i akuzës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Saraivën. Sipas dosjes hetimore, Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Krimi i rëndë ndodhi në vitin 2023, brenda ambienteve të një lokali në Shëngjin, ku biznesmeni Ardian Nikulaj u qëllua për vdekje. Sipas akuzës, krimi ishte i organizuar dhe i planifikuar, ndërsa roli i Saraivës konsiderohet kyç në ekzekutimin e tij. Në seancat e mëparshme...