Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, varroset në heshtje 80-vjeçari/ Askush nga 9 fëmijët nuk pranoi as të tërheqë trupin nga morgu
Është varrosur në heshtje dhe i braktisur nga familjarët, 80-vjeçari Shefit Rrapaj nga fshati Kuman i Roskovecit, i cili dy ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, dhe më pas i dha fund jetës. Ceremonia mortore e tij është zhvilluar pasditen e djeshme në varrezat e fshatit, ku sipas banorëve, në varrim kanë marrë pjesë vetëm disa punonjës të shërbimeve funerale dhe të bashkisë, ndërsa asnjë nga 9 fëmijët apo të afërmit nuk ishte i pranishëm. “Na thanë që e varrosën. Pashë makinën funerale dhe shkova. Ishin vetëm 3-4 veta dhe e çuan në fund fare. Nuk e prisnim kurrë. Ishin njerëz shumë të mirë, u habitëm të gjithë kur e dëgjuam”. Banorët tregojnë se ngjarja ka tronditur të gjithë...
Burimi:
top-channel.tv