Vrasje pasioni, debat banal dhe një parkim i gabuar…2 viktima, 1 i plagosur- Si u përgjak fundjava!
Viktima Egli Pashollari dhe autori i krimit në Kavajë Landi Derjaj Puja TIRANË- Vrasje pasioni, debate banale dhe konflikte për motive të dobëta përgjakën vendin gjatë fundjavës, duke lënë pas dy viktima dhe një të plagosur në Tiranë dhe Kavajë. Përplasjet mes qytetarëve arritën në përdorimin e thikave dhe armës, duke tronditur opinionin publik dhe duke rikthyer shqetësimin për nivelin e sigurisë në qytetet tona. Lë të rikthejmë ngjarjet e ndodhura! Vrasja e 31-vjeçarit në Tiranë Ngjarja e parë u regjistrua dje rreth orës 15:40, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë, ku mbeti i vrarë 31-vjeçari Egli Pashollari. Sipas hetimeve paraprake, Pashollari u sulmua nga tre persona, dy djem dhe një vajzë me origjinë nga Tropoja, menjëherë pasi kishte dalë nga automjeti i tij....
Burimi:
zeri.ai