Vrasja me thikë e Egli Pashollarit/ Viktima u qëllua sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë, njëri e sulmoi pas shpine…(EMRAT)

Vrasja me thikë e Egli Pashollarit/ Viktima u qëllua sapo doli nga makina, mes autorëve një vajzë, njëri e sulmoi pas shpine…(EMRAT)

Egli Pashollari TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 31-vjeçarit Egli Pashollari, ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën "Kongresi i Lushnjës". Sipas burimeve, Pashollari është sulmuar nga 3 persona, 2 djem dhe 1 vajzë menjëherë sapo ka dalë nga makina e tij. Burime bëjnë me dije se gjatë përleshjes fizike, njëri prej djemve e ka goditur të paktën një herë në kurriz. Mësohet se Pashollarit i është dhënë ndihma e parë pranë një lokali ku ndodhi ngjarja. Ndërkohë që disa persona të tjerë dhe dëshmitarë në vendngjarje e kanë nisur drejt spitalit me makinën e tij, por 31-vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve të marrë dhe ka humbur jetën rrugës. Në një njoftim zyrtar, uniformat blu bëjnë me dije se të dyshuarit janë identifikuar. Mësohet se personi...