Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, vihen në pranga dy të rinj
Dy persona janë arrestuar nga autoritetet belge si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e taksistit shqiptar Marko Beka, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së premtes në Larum, një zonë rurale e qytetit Geel, në rajonin e Kempenit. Sipas mediave vendase dhe njoftimit zyrtar të prokurorisë, të arrestuarit janë dy të rinj, përkatësisht 20 dhe 24 vjeç, banues në Merksem dhe Geel. Ata janë ndaluar pas disa ditësh hetimesh intensive dhe kontrolle banesash të kryera nga policia. Krimi ndodhi rreth orës 21:00, kur shërbimet e emergjencës u njoftuan për një person të plagosur rëndë në rrugë. Në vendngjarje u gjet trupi i një burri me plagë nga arma e zjarrit, pranë automjetit të tij. Pavarësisht përpjekjeve për reanimim, 45-vjeçari nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të...
Burimi:
kohajone.com