Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, arrestohen dy të rinj si të dyshuar. La pas 3 fëmijë të mitur

Vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë, arrestohen dy të rinj si të dyshuar. La pas 3 fëmijë të mitur

marko beka BELGJIKË- Arrestohen dy personat e dyshuar për vrasjen e shqiptarit Marko Beka në Geel të Belgjikës, të premten në mbrëmje. Lajmi bëhet i ditur nga prokuroria e Anversës, ndërsa bëhet fjalë për dy persona, 20 dhe 24 vjeç, nga Merksem dhe Geel. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes. Lajmi në mediat belge Vrasja ndodhi të premten në mbrëmje rreth orës 21:00 në Larum, një fshat i vogël i Geel-it në rajonin e Kempenit. Pas një telefonate emergjente, policia dhe shërbimet e ndihmës gjetën një person të shtrirë në rrugë me një plagë nga arma e zjarrit. U tentua reanimimi, por ndihma mbërriti tepër vonë. Viktima u gjet jo larg automjetit të tij. Ai ishte një shofer taksie 45-vjeçar me një kompani të tijën....