Vrasja e Spahiut/ Partnerja e Franc Çopjas: Nuk ngrinte zërin para askujt! Dëshmitari: Anëtarët e familjes Alibej po gënjejnë

Vrasja e Spahiut/ Partnerja e Franc Çopjas: Nuk ngrinte zërin para askujt! Dëshmitari: Anëtarët e familjes Alibej po gënjejnë

Franc Çopja BELGJIKË-Disa dëshmitarë kanë dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda në Bruksel, e cila aktualisht po gjykon nëntë persona për vrasjen e Ardit Spahiut, kryer më 27 nëntor 2020 në Molenbeek. La libre raporton se nga dëshmitarët, partnerja aktuale e Franc Gergely-t, i njohur si Çopja, i dyshuari kryesor për vrasjen, mori fjalën nëpërmjet video-konferencës nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ajo e përshkroi atë si një burrë besnik, “kurrë agresiv”, i cili “kurrë nuk ngrinte zërin para askujt”. Ajo deklaroi se nuk ishte në dijeni për ndonjë aktivitet kriminal të të akuzuarit dhe shpalli pafajësinë e partnerit të saj. Më herët një dëshmitar shqiptar në moshë rreth të tridhjetave, nga Elbasani në Shqipëri, qyteti prej nga ishte edhe viktima, deklaroi përmes video-konferencës se...