Vrasja e shqiptarit 44-vjeçar në Kolumbi, hetuesit zbulojnë lidhjet me grupin kriminal dhe trafikun ndërkombëtar
Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 44-vjeçarit shqiptar, Artur Tushi, i cili u qëllua me armë zjarri 11 herë jashtë qendrës tregtare Santafé në Medellín, Kolumbi, në tetor të vitit të kaluar. Hetuesit kanë identifikuar autorët, të cilët dyshohet të jenë pjesë e grupit kriminal “La Oficina Premium”, i njohur për vrasje me pagesë të personave të huaj me status të lartë në Kolumbi dhe qytete të tjera të tjera. Vrasja e Tushit dyshohet të lidhet me trafikun e qenieve njerëzore dhe narkotikëve, ku përfshihen bandat kriminale shqiptare, ekuadoriane dhe kolumbiane. Viktima u qëllua teksa po kthehej në shtëpi, në një atentat të planifikuar për të eliminuar aktivitetin e tij kriminal. Ky rast është pjesë e një serie katër vrasjesh të të huajve...
Burimi:
top-channel.tv