Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën, Erlisi shpallet i pafajshëm

Vrasja e Santiago Malkos, GJKKO dënon me 30 vite burg Leonard Dukën, Erlisi shpallet i pafajshëm

leonard duka dhe santiago malko TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë sot vendimin përfundimtar, për personat e marrë të pandehur për vrasjen e ish-efektivit të policisë Santiago Malko, ngjarje e ndodhur kjo në zonën e Porcelanit, në Gusht të vitit 2019. GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, ndërsa ka shpallur të pafajshëm vëllanë e tij, Erlis Duka. Ndërkohë që Gjykata ka dënuar me nga 25 vite burg 4 të pandehurit e tjerë, Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Dritan Agajn dhe Oltian Logën. SI NDODHI VRASJA E SANTIAGO MALKOS? Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMË X5”. I skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale, Malko kishte hyrë edhe në administratën shtetërore....