Vrasja e Renis Dobrës, si u mor peng i riu para ekzekutimit, detajet nga dosja hetimor zbardhin skenarin

Vrasja e Renis Dobrës, si u mor peng i riu para ekzekutimit, detajet nga dosja hetimor zbardhin skenarin

Nga informacionet e marra ne rrugë operative rezultoi se njëri nga automjetet që mori pjesë në rrëmbimin, mbajtjen peng dhe më pas vrasjen e shtetasit Renis Dobra ka qenë automjeti tip “Range Rover”, me targë AA 333 RM, me ngjyrë të zezë. Emisioni “Në Shënjestër” në News24, ka publikuar detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Renis Dobrës ku ndër të tjera thuhet se pas verifikimit, ka rezultuar se ky automjet është në pronësi të subjektit ‘Rental C.. O…..’, me përfaqësues shtetasin B.V, subjekt i cili jepte makina me qira. Menjëherë sapo shkuan në pikën e dhënies me qira të automjeteve, oficerët e policisë gjyqësore mësuan edhe për personin që kishte marrë makinën me qira. Ky person rezultoi të ishte 24 vjeçari Aleksandër Bushgjokaj. Marrja...