Vrasja e kryekomisarit Lamaj! Gjykata Kushtetuese urdhëron rihapjen e çështjes së Arben Frrokut

Vrasja e kryekomisarit Lamaj! Gjykata Kushtetuese urdhëron rihapjen e çështjes së Arben Frrokut

Arben Frroku TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rihapë procesin për Arben Frroku, i dënuar për vrasjen e Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur në shkurt 2013. Vendimi është marrë më 17 shkurt dhe urdhëron rihapjen e çështjes në gjykatë, duke shfuqizuar vendimin e mëparshëm të vitit 2018 të të njëjtës Gjykatë Kushtetuese. Frroku ka kërkuar shqyrtim të dosjes në Gjykatën Kushtetuese me pretendimin se i janë shkelur të drejtat. Kushtetuesja nuk ka pranuar kërkesën e tij për të shpallur të pavlefshëm dënimin, por do të shqyrtohet nëse në procesin gjyqësor ndaj tij janë kryer apo jo shkelje. Në shkurt të vitit 2025, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi që të rihapet dosja e Arben Frrokut, me argumentin se procesi gjyqësor ndaj tij përmban shkelje...