Vrasja e kryekomisarit, Kushtetuesja vulos dënimin për Arben Frrokun
Edhe pse rihapi procesin në ngarkim të Arben Frrokut, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesat dhe vulosi dënimin me burgim të përjetshëm. Frroku është dënuar me burg përjetë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj në shkurt 2013. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi të rihapet dosja e Arben Frrokut. Strasburgu vlerësoi se procesi ndaj tij ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut dhe duhet të rigjykohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Mbi bazën e ankimit të Frrokut, Kushtetuesja shfuqizoi vendimin e saj të vitit 2018, në zbatim të vendimit të Strasburgut dhe pasi shqyrtoi pretendimet e tij vendosi t’i rrëzojë ato, pasi nuk i gjeti të drejta. Arben Frroku kishte kërkuar rihapje të procesit gjyqësor dhe shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve të vitit 2015...
Burimi:
kohajone.com