Vrasja e Kevin Muharremit në Itali/ Hetimet zbardhin dinamikën, si nisi sherri mes dy të rinjve shqiptar që përfundoi në tragjedi
vendngjarje-kevin muharremi ITALI- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasje e 25-vjeçarit shqiptar, Kevin Muharremi, në Itali, pak ditë më parë. Mëngjesin e 14 shkurtit, Kevin u qëllua për vdekje nga bashkëatdhetari i tij, 20-vjeçari Renato Xyke. Mediat italiane raportojnë se sipas hetimeve paraprake, debati mes të rinjve që ka dalë jashtë kontrollit, dyshohet se ka nisur për shkak të një dëmtimi të lehtë në makinë, në një rrugë trafiku. Grindja për makinën dyshohet të jetë fillimi i ngjarjes, e cila në më pak se pesë orë më vonë dhe disa kilometra më larg, përfundoi me vdekjen e 25-vjeçarit. Prokuroria është duke mbledhur të gjitha informacionet e mundshme të dëshmitarëve për të përcaktuar kontekstin dhe motivin. Gjithashtu nën shqyrtim janë imazhet nga kamerat e mbikëqyrjes në...
Burimi:
zeri.ai