Vrasja e Kevin Muharremit me një plumb në qafë! Zbardhet identiteti i autorit, u kap në ‘Range Rover’ me prindërit e tij

Vrasja e Kevin Muharremit me një plumb në qafë! Zbardhet identiteti i autorit, u kap në ‘Range Rover’ me prindërit e tij

Kevin Muharremi ITALI-Renato Xyke, 20-vjeç është autori i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Montecalvoli, në provincën e Pizës. Mediat italiane raportojnë se 20-vjeçari u arrestua teksa ndodhej në një Range Rover-i gri së bashku me prindërit dhe motrën e tij në segmentin e autostradës A1 që kalon në zonën e Arezzos. Autori i vrasjes së bashkëkombasit të tij ishte nisur në drejtim të Romës, teksa shoqërohej nga babai, nëna dhe motra e tij, të cilët me sa duket po e ndihmonin të arratisej. Emri i tij është i njohur për forcat e rendit për krime kundër personave dhe trafik droge. Ai jeton në Santa Maria a Monte, komunën ku ndodhi krimi, ndërsa...