Vrasja e Jani Aliajt dyshohet se u porosit nga një tjetër shqiptar! Viktima kishte dalë vetëm 3 javë më parë me leje nga burgu
jani aliaj GREQI- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi që ndodhi ditën e djeshme në burgun e Koridhalos në Greqi, ku mbeti i vrarë një personazh i njohur i botës së krimit, Jani Aliaj. Ky i fundit ishte arrestuar vitin e kaluar në Greqi, ndërsa autoritetet shqiptare kërkonin ekstradimin e tij, për vrasjen e Elton Çiços, ndodhur në vitin 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sipas hetimeve të autoriteteve greke, vrasja është kryer kundrejt pagesës, dhe është porositur nga një tjetër shqiptar, i paidentifikuar, i cili dyshohet se ka pasur konflikte me Aliajn për pazaret e drogës. Aliaj kishte dalë me leje nga burgu i Koridhalosit, tre javë më parë dhe qe rikthyer, ndërsa ishte në pritje të vendimit për ekstradim....
Burimi:
zeri.ai