Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Krimet e fundit të ndodhura brenda ambienteve të izolimit të burgut më famëkeq të Greqisë, Koridhalosit, kanë vënë në lëvizje autoritetet helene. Pak ditë më parë u vra me një thikë të improvizuar xhami i dënuari përjetë Jani Aliaj, i akuzuar në Shqipëri dhe Greqi për krime të rënda, teksa vuante dënimin e dhënë nga drejtësia. Më vonë u raportua edhe për tentativën e vrasjes së një tjetër shqiptari, që mbeti i plagosur. Sot, “Protothema” informon se një operacion në burgjet e Koridhalos u krye në mëngjes nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar. “Konkretisht, oficerët e policisë nga Nën-Drejtoria e Narkotikëve, me ndihmën e oficerëve të policisë nga Nën-Drejtoria e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës dhe Nën-Drejtoria e Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale të...
Burimi:
gijotina.com