Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj

Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj

Autori i vrasjes së ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja është dënuar me 24 vite burg. Gjykata e Tiranës ka dënuar Ilir Beqarajn si autor i vrasjes së Bejtjas. Pas pretencës së Prokurorisë dhe konkluzioneve të palës mbrojtëse, u shpall vendimi i dënimit me 24 vite burgim për Beqarajn. Gentjan Bejtja u ekzekutua me 15 mars 2024 në banesën e tij. Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë dhe ishte i dyshuar për një sërë ngjarjesh të rënda. Sipas të dhënave të siguruara nga grupi hetimor, në ngjarje morën pjesë 4 persona.  Ata janë afruar me automjetin “Land Rover”, më të cilin kanë udhëtuar nga Fushë – Kruja, në drejtim të fshatin Larushkë. Ai që drejtonte makinën, ka ndaluar pranë rrugës kryesore, ndërsa tre të tjerët,...