Vrasja e ish-policit, dënohet me 30 vite burg Leonard Duka. Kurse i vëllai shpallet i pafajshëm
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur këtë të martë vendimin për të pandehurit e akuzuar për vrasjen e ish-punonjësit të policisë, Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në vitin 2019 në Tiranë. GJKKO ka dënuar me 30 vite burg Leonard Dukën, i arrestuar në shkurt të vitit 2024 në Belgjikë dhe i ekstraduar në Shqipëri në gusht të po atij viti. Ndërkohë, vëllai i tij, Erlis Duka, u shpall i pafajshëm nga gjykata, pavarësisht se Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar për të një dënim prej 25 vitesh burg. Me nga 25 vite burg u dënuan gjithashtu tre të pandehurit e tjerë Fatmir Hyseni i njohur si “Doqja”, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga. Ndërsa në një proces të ndarë, për të njëjtën...
Burimi:
kohajone.com