Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’
Mesditën e sotme prokurorë dhe avokatë, janë përballur në Gjykatën e Posaçme me dy përfaqësuesit e akuzës, të cilët parashtruan disa kërkesa, mes të cilëve dhe një kërkesë për thirrjen si dëshmitarë të rreth 40 personave që do rrëfehen në gjyqin kundër Behar Bajrit, Pëllumb Gjokës, Denis Brajoviç dhe Edmond Prekës. Këta persona mes të cilëve dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, akuzohen nga SPAK se kanë vepruar si një grup kriminal, duke kryer vrasjen e Gjin Boriçit, mëngjesin e 8 Gushtit 2020 në Shkodër. Për të provuar krimin, SPAK ka shprehur dëshirën të thërrasë në gjykatë si dëshmitarë rreth 40 persona, mes të cilëve janë e dashura e viktimës Gjin Boriçi. Sipas dosjes hetimore e dashura është personi i fundit që ka komunikuar me Gjin Boriçin....
Burimi:
gijotina.com