Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)
Gëzim Allçi, 31 vjeç, i shpallur më herët në kërkim, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Ai dyshohet se ka ndihmuar autorin e vrasjes së Flori Paluçit të largohej nga vendi i krimit, ngjarje e ndodhur më 22 tetor 2025 në ambientet e jashtme të një lokali në Manëz. Policia njofton se ndaj Allçit ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, më datë 13 nëntor 2025. Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” si dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Sipas autoriteteve, gjatë vetëdorëzimit, Allçi ka dorëzuar një send në dukje pistoletë, e cila rezultoi të ishte armë sportive me gogla....
Burimi:
gijotina.com