Vrasja e Fatbardh Licit, GJKKO kalon për gjykim Safet Bajrin dhe tre të tjerë

Vrasja e Fatbardh Licit, GJKKO kalon për gjykim Safet Bajrin dhe tre të tjerë

Fatbardh Lici dhe Safet Bajri TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen “Bajri” për vrasjen e Fatbardh Licit. Për këtë çështje janë marrë të pandehur Safet Bajri, Asmer Bilali, Behar Bajri dhe Eria Ago, të cilët akuzohen për veprën penale të vrasjes. Mësohet se avokatët e tyre kishin kërkuar pushimin e çështjes ose kthim të akteve për plotësim hetimesh. Sipas mbrojtjes ligjore, për këtë çështje më herët ka patur pezullim hetimesh nga prokurori të tjera për mungesë provash. Vrasja e Fatbardh Licit ndodhi më 10 Gusht 2018 teksa ai ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen Kiras në Shkodër. Në lidhje me ngjarjen SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen penale në GJKKO. Sipas...