Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Durrës! Dorëzohet në polici një nga të kërkuarit, Gëzim Allçi

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Durrës! Dorëzohet në polici një nga të kërkuarit, Gëzim Allçi

Viktimat Flori Paluci dhe Aranit Kurti DURRËS- Gëzim Allçi, 30-vjeç i shpallur në kërkim për vrasjen e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit në Manzë është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit. 30-vjeçari Gëzim Allçi dyshohet se ndihmoi autorin, Daniel Pepa të largohej nga vendi i krimit. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të datës 13.11.2025, e cila ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit G. A., 31 vjeç, banues në Manëz, Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Shtetasi G. A. ishte shpallur në kërkim, i dyshuar si...