Vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë, dëshmon i afërmi në GJKKO: Nuk dëgjova krisma, vetëm kur plumbi më hyri në shtëpi…

Vrasja e Çajup Selimit në Tepelenë, dëshmon i afërmi në GJKKO: Nuk dëgjova krisma, vetëm kur plumbi më hyri në shtëpi…

artur tafani-Çajup Selimi TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar të mërkurën gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiu, të dyshuar për një seri veprash të rënda penale dhe vrasje me pagesë. Në seancën e sotme ka dëshmuar Leonard Selimi, i afërmi i Çajup Selimit i vrarë në 1 qershor 2022 në Tepelenë. “E njihja si djalë punëtor dhe të qetë. Nuk dëgjova asnjë krismë, vetëm kur plumbi më hyri në shtëpi dola jashtë…”, kështu dëshmoi para gjykatës Leonard Selimi, duke rrëfyer momentet e mbrëmjes kur u vra Çajup Selimi në Tepelenë. Ai ka rrëfyer se në momentin e ngjarjes ndodhej brenda banesës me familjen, ndërsa njëri nga plumbat depërtoi në apartamentin e tij, duke rrezikuar jetën e bashkëshortes dhe vajzës. Sipas tij, ai nuk kishte qenë në dijeni të...