Vrasja e Bujar Sofisë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 127 vite burg për grupin kriminal

Vrasja e Bujar Sofisë, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 127 vite burg për grupin kriminal

Behar Sofia TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e 5 prej autorëve që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, ngjarje e ndodhur në muajin shkurt të vitit 2021 pranë ‘Piramidës’ në Tiranë. Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me 127 vite burg për grupin kriminal. Konkretisht Xhuljano Visha, Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Bujar Leza u dënuan me nga 30 vite burg secili, ndërsa Ernejt Shyti i cili ishte bashkëpunëtor i drejtësisë, njëherësh ekzekutor, u dënua me 7 vite heqje lirie. Ndërkohë Jemin Shera i cili organizoi dhe dha urdhrin për vrasjen e biznesmenit është dënuar me 35 vite burg në mungesë. Behar Sofia u ekzekutua pranë shtëpisë së tij në Tiranë më datë 25 shkurt 2023. Sofia njihej edhe si eksponent i botës së krimit, pasi ka qenë i...