Vrasja e bosit të kartelit të drogës, shpërthen dhuna në Meksikë, shpallet kodi i kuq

Vrasja e bosit të kartelit të drogës, shpërthen dhuna në Meksikë, shpallet kodi i kuq

Një valë e gjerë dhune ka përfshirë Meksikën pas vrasjes së baronit të drogës Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”, gjatë një operacioni ushtarak në shtetin e Jalisco. Si pasojë e përleshjeve dhe hakmarrjes së kartelit të tij, autoritetet raportojnë dhjetëra arrestime, postblloqe të shumta dhe incidente të përhapura në disa shtete të vendit. Sipas ministrisë meksikane të mbrojtjes, lideri i kartelit Jalisco New Generation Cartel (CJNG) u plagos rëndë gjatë një operacioni për arrestimin e tij në qytetin Tapalpa dhe më pas ndërroi jetë. Katër anëtarë të kartelit u vranë gjatë operacionit, ndërsa tre ushtarakë mbetën të plagosur. Pas vdekjes së tij, mbështetës të CJNG-së nisën akte të dhunshme në të paktën një duzinë shtetesh, duke bllokuar rrugë me automjete të djegura...