Vrasja e Ardit Spahiut! Dënohet me 25 vite burg Franc Çopjan! Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja, burgim të përjetshëm
Franc Gergely Çopja dhe Ardit Spahiu BELGJIKË-Mosha e re dhe mungesa e precedentëve penalë në Belgjikë e kanë shpëtuar nga burgimi i përjetshëm për vrasjen e Ardit Spahiut, Franc Gergely Çopjan, i cili në Shqipëri akuzohet për drejtim të një organizate kriminale bashkë me vëllain. Prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm për Çopjan, por Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel vendosi për 33-vjeçarin dënimin me 25 vite burg. Çopja u dënua si personi që organizoi dhe porositi vrasjen nga Dubai, ndërsa në argumentim gjyqtarët e theksuan mungesën e pendimit të autorit të krimit, vendosmërinë e tij dhe "gëzimin e dukshëm të shprehur për njoftimin e vdekjes së Ardit Spahiut". Nga ana tjetër burgimit të përjetshëm nuk i shpëtoi porositësi tjetër i vrasjes Mikael Qosja, për të cilin Gjykata e Krimeve...
Burimi:
zeri.ai