Vrasja e Ardit Spahiut/ Çopja kërkon pafajësinë: S’ka prova! Elvis Muratajt: Nuk isha në makinën që u përdor për ekzekutimin

Vrasja e Ardit Spahiut/ Çopja kërkon pafajësinë: S’ka prova! Elvis Muratajt: Nuk isha në makinën që u përdor për ekzekutimin

Franc Çopja dhe Ardit Spahiu BRUKSEL-Procesi gjyqësor për vrasjen e Ardit Spahiut, ngjarje e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek, vijon në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Bruksel. Në seancën e mbajtur së fundmi mes nëntë persona të akuzuar për vrasjen e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Molenbeek, ka patur përplasje mbi besueshmërinë e provave të paraqitura nga prokuroria. Mediat belge raportojnë se mbrojtja e të akuzuarit Elvis Murataj kërkoi shpalljen e pafajësisë së klientit të saj, duke vënë në dyshim përshkrimet e dëshmitarëve, provat e ADN-së dhe komunikimet e përgjuara përmes Sky ECC. Avokatët argumentuan se Murataj nuk ka pasur asnjë rol në atentatin ndaj Spahiut. Sipas tyre, përshkrimi fizik i bërë nga dëshmitarët e drejtpërdrejtë për tre personat që ndodheshin në makinën e përmendur është...