Vrasja e 48-vjeçarit në Kavajë për një vend parkimi, gjykata lë në burg autorin e dyshuar
Është lënë në burg autori i vrasjes së Skerdilajd Isufit në Kavajë, Roland Puja Deraj. Ngjarja ndodhi të shtunën në Kavajë, ku 48-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar te xhaxhai dhe kishte parkuar automjetin para banesës së 48-vjeçarit Deraj, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën. Debati për parkimin ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Roland Puja ka nxjerrë një thikë, e ka ndjekur, dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv