Vrasja e 31-vjeçarit tek ish-parku i autobusëve në Tiranë, zbulohet pista e re e hetimit
Kamerat e sigurisë pranë vendit ku u vra me thikë 31-vjeçari Egli Pashollari në zonën e ish-parkut në Tiranë, ka zbuluar edhe dinamikën sesi nisi sherri mes tij dhe autorit të dyshuar G.Buçpapa. Fillimisht grupi hetimor ngriti dyshimet se shkak i vrasjes të ishte bërë ngacmimi i gruas së autorit të dyshuar. Por nga verifikimi i kamerave të sigurisë është zbuluar se Buçpapa ka shkuar me mjetin e tij pranë një marketi të zonës ku bashkëshortja e tij punonte si shitëse. Teksa kishte ndaluar, E. Pashollari kalon me mjetin e tij dhe i kërkon atij të hapë rrugën që të kalonte. Mes tyre ka nisur debat i ashpër me fyerje. Edhe vetë gruaja në dëshminë e saj ka pohuar se sapo ka dalë nga marketi...
Burimi:
kohajone.com