Vrasja e 15-vjeçarit me thikë në Korçë/ Prokuroria dërgon në gjyq të miturin, babanë dhe xhaxhain e tij: Penguan zbulimin e së vërtetës
Prokuroria e Korçës ka dërguar për gjykim autorin për vrasjen e 15-vjeçarit me thikë në zonën e kraharorit. Bashkë me të miturin, për gjykim është dërguar edhe babai e xhaxhai i tij, pasi sipas argumentimit të prokurorisë, penguan zbulimin e së vërtetës. I mituri u vra nga bashkëmoshatari gjatë një sherri në një lokal. Të miturit kanë qenë duke folur fillimisht dhe më pas kanë debatuar, çka ka sjellë përdorimin e armëve të ftohta. Të dyja palët kanë qenë të shoqëruar me shokët e tyre të cilët pas veprimeve hetimore u arrestuan për veprën penale moskallëzim i krimit dhe veprime që pengojnë të vërtetën. Njoftimi: Vrau pas një konflikti bashkëmoshatarin në fshatin Pirg, Prokuroria e Korçë dërgon në gjyq për ‘Vrasje’ të miturin dhe babain...
Burimi:
top-channel.tv