Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq autorin e mitur, babain dhe xhaxhain e tij

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, Prokuroria e Korçës dërgon në gjyq autorin e mitur, babain dhe xhaxhain e tij

viktima erald xhejo KORÇË- Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin e mitur, Enedio Guri, i cili më 14 gusht qëlloi për vdekje me thikë në zemër 15 vjeçarin, Erald Xhejo. Prokuroria ka njoftuar se u dërguan për gjykim edhe babin e të miturit, Edison Gurin, xhaxhain, Roland Gurin si dhe mikun e të atit, Flori Çelën. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë kërkon dërgimin në gjyq të shtetasve: Enedio Guri (autori) për vepran penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt’ parashikuar nga nenet 79/a/ë dhe 291 të Kodit Penal; Edison Guri për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ parashikuar nga neni 301 i Kodit penal; Roland Guri për...