Vranësira mesatare dhe të dendura, parashikimi i motit për këtë të shtunë
Ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa nuk do të mungojnë alternime të herëpashershme me kthjellime. Reshjet e shiut, me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit e deri në orët e mëngjesit në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën qendrore, reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Gjatë ditës, reshjet do të vijojnë herë pas here me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe në zonën qendrore priten reshje shiu lokalisht deri mesatare, kryesisht në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e Alpeve dhe në majat e maleve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët. Era...
Burimi:
top-channel.tv