Vranësira dhe reshje të pakta shiu në disa zona të vendit, ja sa do të jenë temperaturat

Vranësira dhe reshje të pakta shiu në disa zona të vendit, ja sa do të jenë temperaturat

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, duke sjellë një mot relativisht të qetë në pjesën më të madhe të territorit. Parashikohet që moti të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme, të cilat do të alternohen me vranësira mesatare deri të dendura. Këto vranësira do të jenë më të theksuara në zonat malore, ku pritet edhe zhvillim më i dukshëm i tyre gjatë ditës. Sipas parashikimeve, reshjet e shiut do të jenë të dobëta dhe kryesisht në formë pikash. Ato do të përqendrohen kryesisht në relievet malore, si edhe pjesërisht në zonat qendrore dhe jugperëndimore të vendit, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 5...