Vranësira dhe reshje, si paraqitet moti këtë të dielë
Sipas njoftimit të Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, dita e diel do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Parashikohen vranësira të mesme deri të dendura, të cilat herë pas here do të ndërpriten nga intervale të shkurtra kthjellimesh gjatë orëve të mesditës. Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të 24-orëshit, duke përfshirë pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar, kryesisht deri në orët e paradites. Në zonat qendrore dhe jugore të vendit, reshjet pritet të jenë më intensive, duke marrë herë pas here formën e shtrëngatave, ndërsa lokalisht nuk përjashtohet edhe rënia e breshërit. Gjatë pjesës së dytë të ditës, reshjet do të vijojnë në mënyrë të herëpashershme dhe me...
Burimi:
kohajone.com