Vranësira dhe reshje shiu, java nis me mot të paqëndrueshëm, në mbrëmje ndryshon situata
Kjo e hënë do të jetë me mot të paqëndrueshëm , me alternime vranësirash dhe reshjeve të shiut. Reshjet e shiut do të nisin që në orët e para të mëngjesit, por me një intensitet të ulët. Më pas do të përhapen në zona të tjera të vendit. Në orët e mbrëmjes, intensiteti i reshjeve pritet të dobësohet, duke mbetur kryesisht të lehta në jug dhe zonat malore të verilindjes. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 5 m/s, nduke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv