Vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditë, parashikimi i motit për këtë të martë

Vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditë, parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, më të theksuara në pjesën e parë të ditës. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes me intensitet të ulët dhe mesatar, në formë shtrëngatash afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit. Në jug në orët e para të mëngjesit reshjet priten me intensitet deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore. Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të vijojnë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, hera-herës lokalisht deri mesatar me shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e Alpeve, verilindje – lindje në lartësitë mbi 500-700 metër dhejuglindje-jug në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të...