Votoi kundër kërkesës nga SPAK për Ballukun, deputeti i PS: Mund ta hetojnë deri në fund pa nevojën e autorizimit nga Kuvendi
Në emisionin “Të Paekspozuarit” u diskutua vendimi i shumicës socialiste në Kuvend për të rrëzuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Deputeti i PS-së, Ardit Bido, theksoi se SPAK ka mundësi të hetojë rastin deri në përfundim, pa nevojën e autorizimit nga Kuvendi. ”SPAK mund të kryejë hetimet deri në fund, të çojë dosjen në gjykatë dhe të kërkojë dënimin. Gjykata e Lartë, në mënyrë të pavarur, do të vendosë nëse ka faj ose jo, pa nevojën e ndonjë autorizimi nga Kuvendi. Për rastin e masës së sigurisë, ka precedentë të ngjashëm me raste të tjera. Procesi hetimor mund të vazhdojë pavarësisht se Kuvendi nuk ka hequr imunitetin e deputetes”.
Burimi:
kohajone.com