Vonesat në gjyqe, Strasburgu “godet” Shqipërinë: Po dëmtohen qytetarët

Vonesat në gjyqe, Strasburgu “godet” Shqipërinë: Po dëmtohen qytetarët

Gjykata deklaron se Shqipëria duhej të zvogëlonte ngarkesën e çështjeve të prapambetura në nivele të ndryshme gjyqësore duke plotësuar vendet vakante përkatëse gjyqësore dhe duke siguruar burimet e nevojshme për sistemin gjyqësor. Ky paragraf është shkëputur nga një prej vendimeve të gjykatës së Strasburgut, vënë në lëvizje nga kërkues që ankohen për tejzgjatje të proceseve gjyqësore. Në rastin e paditësit drejtësia e zvarriti pa dalë në konkluzione për tetë vjet e 11 muaj. Përherë e më shumë qytetarët po i drejtohen Strasburgut. Në skenarët e strategjisë së këshillit të lartë gjyqësor, parashikohet që stoku i dosjeve në gjykatën administrative të apelit të bjerë në 2030, por vetëm nëse ndryshojnë kapacitetet e kësaj gjykatë, ndërhyhet në ligj dhe në insfrastukrurë pra në kapacitete. Por skenari më...