Vokshi: Europa e tronditur me Shqipërinë, propaganda e Ramës nuk e mbulon dot realitetin

Vokshi: Europa e tronditur me Shqipërinë, propaganda e Ramës nuk e mbulon dot realitetin

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka akuzuar Edi Ramën, duke deklaruar se propaganda qeveritare nuk mund të mbulojë realitetin, që sipas saj, është përkeqësuar ndjeshëm në aspektin e demokracisë dhe shtetit ligjor. Vokshi u shpreh se “makineria e stërmadhe e propagandës” e Ramës financohet sipas saj nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, duke ndikuar që një pjesë e ndërkombëtarëve të mos e njohin situatën reale në vend. Vokshi deklaroi ndër të tjera se gjatë një misioni të EPP-së, i përbërë nga rreth 30 anëtarë nga 20 shtete, situata në Shqipëri është cilësuar si “shokuese” nga shumica e pjesëmarrësve, duke përmendur krimin e organizuar, përfshirjen e tij në zgjedhje, narko-ekonominë, korrupsionin dhe kontrollin mbi median e shoqërinë civile. “Unë mendoj që edhe propaganda mund të funksionojë deri diku,...