Vodhi në Gjermani makinën luksoze me vlerë 250 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari që e trafikoi në Shqipëri

Vodhi në Gjermani makinën luksoze me vlerë 250 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari që e trafikoi në Shqipëri

Një makinë me vlerë 250 mijë euro është vjedhur në Gjermani e më pas u trafikua drejt Shqipërisë, me qëllim shitjen. Vijon operacioni i koduar “Stolen line”. Sekuestrohet 1 automjet me vlerë rreth 250 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Gjermani. Identifikohet dhe shpallet në kërkim 34-vjeçari që dyshohet se ka trafikuar automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen. Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u sekuestrua 1 automjet tip “Mercedes-Benz AMG G63”, me vlerë rreth 250 000 euro,...